Fotoja e një familjeje të re që me gëzim përgatit ushqimin në kuzhinën e shtëpisë së tyre në Kinë, ka fituar një konkurim spektakolar për Fotot e Ushqimit.
Autorja Li Huaifeng u shpall “Zonja Fotografe Rozë” e Vitit 2021, me imazhin e saj të titulluar “Shije”, të marrë në Licheng, Shanxi.
Foto u vlerësua si teknikisht e përkryer në përdorimin e dritës dhe kompozicionin, sipas drejtores së konkurrimit Caroline Kenyon.
“Ajo që ngre rëndësinë e saj është thellësia e narrativës dhe emocionit. Foto tregon për një vit të jetuar brenda shtëpisë, në komunitetet e vogla të familjes së afërt, e gjithë skena këtu është e veshur me dashuri, në një jehonë të ngjashme me skenën e Madonës me Fëmijën”.
“Ky imazh i shkëlqyer të ngulitet në mendje”, tha drejtoresha.
Kompeticioni është në vitin e tij të 10-të, ndërsa sivjet gjyqtarët duhet të zgjidhnin mes 10,500 pranimeve nga 70 vende të botës. Fituesit u shpallën në një event online të transmetuar drejtpërdrejt.
Në galerinë e mëposhtme gjeni fituesit e secilës kategori të konkurrimit, me përshkrimet e tyre dhe autorët:
Top Channel