Princi William ‘nuk do të falë kurrë kunatën Meghan për trajtimin e Kate’, burimet mbretërore (fotot)

27/04/2021 22:29

Princi britanik William e ruan ende inatin e tij për mënyrën sesi kunata Meghan Markle ka trajtuar bashkëshorten e tij Kate, thonë se fundmi burime të brendshme të familjes mbretërore britanike, duke shtuar se edhe nëse gruaja dhe vëllai i tij bëjnë paqe, ai nuk do ta harrojë zemërimin.

Një prej ekspertëve mbretërore shkon edhe më tej duke thënë se përçarja më e thellë e familjes nuk është mes princit Willian e princit Harry, por mes William dhe kunatës së tij  Meghan Markle.

Mbreti i ardhshëm ishte aq i zemëruar për mënyrën sesi Meghan ka trajtuar gruan e tij Kate Middleton, sa që ishte i tërbuar me të për gati një vit, thotë gazetari mbretëror i Daily Mail, Dan Wootton, duke shtuar se ai nuk do ta falë kurrë Meghan, edhe nëse Kate e Harry bëjnë paqe mes tyre.

Sherri mes tyre daton që prej martesës së Meghan e Harry me skandalin e famshëm të kurorës së dasmës.

Raportimet asokohe përqendroheshin në zgjedhjet e bizhuterive të martesës së Meghan, e cila duket se kishte insistuar të mbante kurorën e çmuar që i përkiste më parë nënës së Harry, priceshës Diana.

Libri i Omid Scobie e Carolyn Durand mbi çështjen, thotë: “Stilistja mbretërore Angela Kelly tha se nuk vinte dot në Londrë nga kështjella Windsor, dhe Harry u çmend fare. Ai ishte tërbuar me trajtimin e të fejuarës së tij.”

Meghan kishte kërkuar të mbante tiarën (kurorën e xhevahirëve). Ajo nuk kishte caktuar një takim me Angelan, por tha, “Ne jemi në pallatin mbretëror Buckingham, duam tiarën. Mund të na e jepni tani ju lutem?”

Por Angela ishte përgjigjur, “Më vjen keq, nuk funksionon kështu. Për bizhuteritë ka një protokoll të caktuar. Ato mbahen të mbyllura, nuk mund thjesht të vini e të kërkoni një tiara, thjesht sepse stilistja juaj është këtu.”

Asokohe një burimi pallatit mbretëror tha se një “debat i nxehur”, ishte zhvilluar mes mbretëreshës dhe princit Harry: “Meghan nuk mund të marrë çfarë dëshiron ajo. Ajo do të marrë ato që i jap unë”, kishte thënë mbretëresha.

Pak pas kësaj, Meghan besohet se ka ofenduar stafin e punonjësve në Pallatin Kensington, dhe Kate i kishte tërhequr vëmendjen: “Kjo është e papranueshme, ata janë stafi im dhe me ta flas unë.”

Wootton citon gjithashtu një burim anonim që thotë se Kate “tentoi të përpiqej të ndihmonte Meghan për të kuptuar përgjegjësitë e jetës mbretërore, por përpjekjet e saj gjithmonë keqinterpretoheshin.”

Këto fërkime arritën kulmin kur Meghan përmendi me emër Kate në intervistën e shumë-përfolur me gazetaren amerikane Oprah Winfrey, si personin që e kishte bërë të qante për çeshtjen e shopqërueseve të nuses në martesën e saj me Harry.

Wootton shton se Kate nuk do të ishte e aftë për t’u hakmarrë, pasi burimet e pallatit mbretëror thonë se megjithë rritjen e popullaritet të saj, ajo është një grua e ndjeshme që dëshiron të qëndrojë në prapaskenë, duke mbështetur familjen dhe vendin.

Pallati Kensington ka refuzuar të komentojë mbi pretendimet.

FOTO GALERI
4/11
Ekspertët mbretërorë thonin se në shumë mënyra Kate i ngjasonte nënës mbretëreshë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA