Nuk takohen prej më shumë se një viti, gruaja surprizon mikun e saj të ngushtë nga shtëpia e të moshuarve

24/04/2021 22:29

Pandemia e Covid-19 është një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet e gjithë bota.

Ky armik i padukshëm e detyroi të gjithë planetin jo vetëm që të izolohej, por edhe të përballet me kriza nga më të ndryshmet. Megjithatë një ndër masat për tu mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës ka qenë distancimi shoqëror, një distancim i cili na ka detyruar që për më shumë se një viti të ndahemi nga njerëzit tanë të dashur.

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme u trajtua historia e Lidës dhe Mhillit, dy miqve të cilët nuk ishin takuar me njëri-tjetrin për më shumë se 1 vit. Lida dhe Mhilli ishin njohur në shtëpinë e të moshuarëve para 6 viteve dhe që nga ajo ditë ishin bërë miq të ngushtë.

Lida në studio rrëfeu historinë e vështirë të jetës së saj. Prindërit e kishin braktisur në jetimore dhe që në fëmijëri ishte detyruar që të përballej e vetme me të gjitha pengesat që jeta i kishte vendosur. Lida kishte krijuar familjen e saj dhe kishte sjellë në jetë një fëmijë, por fatkeqësisht bashkëshorti kishte ndërruar jetë. Ajo para 6 viteve kishte vendosur që pjesën e mbetur të jetës së saj ta jetonte në shtëpinë e të moshuarve dhe aty ishte njohur me Mhillin.

Mhilli dhe Linda kanë më shumë se një vit që nuk takohen dot më së bashku, kjo sepse për shkak të masave anti-Covid ata nuk jetojnë më në të njëjtin azil.

Për këtë arsye Lida kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”, si një mënyrë për të takuar mikun e saj, por edhe për ti dhënë atij kurajë pasi kohët e fundit po përballet edhe me probleme shëndetësore. “Mhill e di që nuk je mirë më shëndet, prandaj dua që të bëhesh i fortë siç ke qenë gjithmonë, sepse me Zotin dhe me ne të tjerët pranë, do t’ja dalësh siç ja ke dalë gjithmonë”, i tha ajo Mhillit.

Nga ana tjetër Mhilli u suprizua shumë kur kuptoi se nga ana tjetër e ekranit ishte mikesha e tij,Lida. Ai nuk nguroi të tregonte edhe disa nga momentet më të bukura që kishin kaluar së bashku. Tashmë të vaksinuar, ata mundën që të përqafoheshin së bashku pas kaq kohësh, dhe të dhuronin për publikun edhe një vallëzim emocionues. Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i mundësoi dy miqve një darkë speciale në zonën e Dajtit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA