Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-ODHIR do të japin vlerësimin e tyre për të gjithë procesin zgjedhor të 25 prillit në një konferencë e cila është njoftuar të mbahet në orën 15:00.

Ata sikurse edhe në zgjedhjet e shkuara, do të vendosin një “notë” në lidhje me mënyrën se si zhvillohen këto zgjedhje, nëse do të jenë të paqta ashtu siç ishte thirrja, apo do të përfshihen nga trazira ashtu si të viteve më parë.

Në konferencë do të marrin pjesë Azay Guliyev, koordinator special dhe udhëheqës i misionit zgjedhor afatshkurtër të OSBE, Aleksander Pociej, Shefi i delegacionit të PACE, Reinhold Lopatka, Shefi i delegacionit të OSBE të OSBE-së, Ambasadorja Urszula Gacek, Shefe e misionit të kufizuar të vëzhgimit të zgjedhjeve ODIHR.

Për shkak të kërkesave të lidhura me pandeminë, konferenca për shtyp do të zhvillohet në internet.

Do të jenë 122 vëzhgues nga 20 vende, përfshirë 37 ekspertë dhe vëzhgues afatgjatë të vendosur në ODIHR, 62 parlamentarë dhe staf nga PA e OSBE-së dhe 23 nga PACE ditën e zgjedhjeve në vend.

Top Channel