Policia turke ka vënë në pranga 62 persona në lidhje me hetimin për mbylljen e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave dhe pas arratisjes së Faruk Fatih Özer, themeluesit të THODEX.
Platforma Thodex, e cila merret me qindra miliona dollarë në transaksione kriptovalutë në baza ditore, njoftoi dje në faqen e saj të internetit se do të mbyllej në katër deri në pesë ditë për shkak të një procesi të shitjes.
Përdoruesit, megjithatë, të cilët nuk mund të tërhiqnin paratë ose të hynin në llogaritë e tyre, shprehën në Twitter shqetësimin e tyre se ata mund të ishin mashtruar.
Prokurorët kanë lëshuar urdhra arrestimi për 78 persona dhe 62 janë arrestuar deri më tani në një operacion të përqendruar në Stamboll, por duke u zgjeruar në tetë rrethe.
Policia e Stambollit thotë se themeluesi dhe CEO i Thodex, Farouk Fatih Ozer fluturoi për në Tiranë, të martën, shkruajnë mediet e huaja.
Prokuroria Publike e Stambollit njoftoi dje se një hetim ka filluar në Thodex lidhur me pretendimet se platforma ka shkaktuar trishtim të madh për shumë qytetarë. Organi i hetimit të krimit financiar MASAK bllokoi llogaritë e kompanisë të mërkurën dhe nisi një hetim, tha një burim i MASAK.
LEXO EDHE:
Top Channel