Ftesë në 5/ Historia rrëqethëse e nënës me leucemi, 27 vjeçarja kërkon ndihmë mes lotësh: Djali lutet për mua

22/04/2021 19:14

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia rrëqethëse e Drinedës, 27 vjeçares nga Bilishti që prej një viti e gjysmë po lufton me leukeminë akute.

Për fat të keq sëmundja po avancon dhe ilaçet nuk po japin efekt, ndaj zgjidhja e vetme është transplanti i palcës.
Ndërhyrja kushton 80 mijë euro, një shifër e papërballueshme për Drinedën dhe familjen e saj.

Me dorën në zemër dhe mes lotësh ajo iu bëri thirrje gjithë shqiptarëve për ta ndihmuar, pasi nuk do ta lërë të birin jetim.

“Djali kohët e fundit po përjeton ankth, qan, lutet. Më kërkon të flasë me doktoreshën që t’i lutet që t’i shërojë mamin se është i vogël”, tha ajo dhe më pas shpërtheu në lot.

Dy mikeshat e saj kanë hapur një llogari në GoFundMe për të arritur shumën e nevojshme, nga ku të gjithë mund të kontribuojnë mesa kanë mundësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA