Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca bashkë me ambasadoren e SHBA-së kanë ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambnientet e KQZ-së.

Ai tha se BE po e ndjek nga afër gjithë procesin e fushatës dhe se do të jetë aty edhe në datën e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai vëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës.

“Kemi ardhur të diskutonim situatën në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Komisionari na tregoi për situatën, përgatitjet, na foli për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik. Procesi është pothuajse gati, komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë dhe edukimi i zgjedhësve. BE po ju ndjek nga afër dhe do të ndjekë nga afër ç’po ndodh në të 60 bashkitë. Jemi duke marrë në konsideratë linçimin e konferencës ndërkombëtare. Fjala ime e fundit është për vetëpërmbajtje, të shmangin dhunë, gjuhën e dhunës, është shumë e rëndësishme, është shumë  e rëndësishme që gjithçka të bëhet si duhet në 25 prill dhe në të ardhmen”, tha Soreca.

Top Channel