Dhimbjet dhe infeksionet e veshit janë shumë të përhapura, veçanërisht tek të miturit. Dhimbjet janë të forta e shpesh të papërballueshme për ta duke penguar ushqyerjen dhe gjumin.
Dhimbjet e veshit shkaktohen përgjithësisht nga një infeksion i cili mund të trajtohet me antibiotikë dhe ilaçe të ndryshme.
Cilat Janë Shenjat e Infeksionit të Veshit?
• Një dhimbje e mprehtë, e papritur ose një dhimbje e shurdhër dhe e vazhdueshme
• Një ndjenjë zhurme në vesh
• Të përziera
• Dëgjim i dobësuar
• Rrjedhje lëngu nga veshët
Infeksionet kurohen dhe shërohen me ndihmën e mjekut. Megjithatë, ka kura natyrale që në varësi të infeksionit mund të ofrojnë një zgjidhje të shpejtë, sidomos kundër dhimbjes. Një prej tyre është kripa e detit.
Kripa e Detit, Metoda Natyrale Për Trajtimin e Infeksioneve Të Veshit
Për përgatitjen e këtij trajtimi ju nevojiten:
Një çorape pambuku të bardhë
Një filxhan e gjysmë çaji kripë deti të trashë
Përgatitja
Zgjidhni një çorape të pastër, prej pambuku dhe me ngjyrë të bardhë. Mos përdorni çorape të tjera sepse ato mund të përmbajnë një material që merr flakë apo shkrihet si pasojë e nxehtësisë. Mbusheni çorapen me kripë dhe lidheni fort në nyje. Kripa duhet të jetë e trashë në të kundërt do të derdhet nga çorapja.
Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr mesatar dhe vendoseni çorapen të ngrohet për 4-6 minuta. Më pas, çorapen me kripë vendoseni në veshin ku dhemb. Me çorapen e mbushur me kripë duhet të mbuloni krejtësisht vrimën e veshit por edhe pjesën e nofullës. Mbajeni për pak kohë dhe derisa nxehtësia të zbehë dhimbjen. Kripa do të luftojë infeksionin dhe do të përthithë toksinat. Për më tepër, kripa e detit shërben si anti-septik dhe do të përthithë lagështinë nga veshi. Kjo metodë funksionon si për të rriturit ashtu edhe për të miturit. Ajo është krejt natyrale, kushton pak dhe është shumë efikase për të larguar dhimbjet dhe infeksionin./AgroWeb
Top Channel