Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit më numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.
Të dhënat i përkasin datës 19 Prill 2021 nga ku Top Channel raporton se, për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23 e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë.
Kosova është e parafundit në këtë listë me 0.06 vaksinime për 100 banorë.
Fqinjët tanë të Maqedonisë së Veriut janë një pozicion më sipër Kosovës me 0.11 vaksina për 100 banorë.
Në rajon Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 0.01.
Ndërkohë më herët kryeministri Edi Rama ka treguar se nga kontrata e bashkimit Europian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina.
Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe analistët që sipas tij “nuk duhet të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”.
Top Channel