PD nxjerr foton dhe i përgjigjet Ramës: Sulmuesit janë njerëzit e tu dhe kanë vepruar me qëllim!

20/04/2021 10:50

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ngjarja një Kavajë nuk ishte sulm politik dhe aq më shumë që autorët të ishin eksponentë të PS-së.

Në një foto të publikuar nga PD, shihet se autori Ndriçim Jonuzi është nënë shoqërinë e kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Krali, shefit të policisë Bashkiake, Markel Shtylla dhe polici bashkiak Dorian Troplini.

Deklarata e plotë:

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

LEXO EDHE:

Plagosja e demokratit në selinë blu në Kavajë/ Rama: Autori s’ka lidhje me PS-në është militant i PD-së!

Top Channel