Luftanije britanike do të lundrojnë drejt Detit të Zi në muajin maj mes tensioneve në rritje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, raporton gazeta Sunday Times.
Një lëvizje e tillë, sipas saj, synon të tregojë solidaritetin e Londrës me Ukrainën dhe aleatët e vet në NATO. Një destrojer, “Type 45” i armatosur me raketa anti-ajrore dhe një fregatë anti-nëndetëse “Type 23” do t’i shkëputen grupit të anijeve të marinës mbretërore në Mesdhe e do të kalojnë përmes përmes ngushticës së Stambollit në Detin e Zi, shkruan gazeta.
Avionët RAF F-35B Lightning dhe helikopterët shënjestrues të nëndetëseve Merlin do të qëndrojnë në gadishmëri në kuvertën e aeroplanmbajtëses kryesore të grupit, HMS Queen Elizabeth, për të mbështetur luftanijet në Detin e Zi. Ndërkohë, dy anije ruse të Ropucha nga Flota e Veriut, të afta të mbajnë tanke, autoblinda e trupa gjatë sulmeve bregdetare, kaluan në ngushticën e Bosforit në 17 prill sipas Reuters.
Atyre pritet t’u bashkohen përforcime nga flota e Rusisë në Balltik. I njëjti raport thotë se ka parë të kalojë një anije me kamionë dhe pajisje për forcat e NATO-s në Rumani, një tjetër shenjë sipas tij, e përshkallëzimit të tensioneve në rajon.
Top Channel