
23/05 16:53
Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri duke në një dyqan pijesh alkoolike në Shreveport të Luizianas.
Sipas Reuters, incidenti ishte i treti me të shtëna i raportuar brenda 24 orëve në Shtetet e Bashkuara.
Një person i armatosur vrau tetë punëtorë dhe veten e tij në një qendër të FedEx në Indianapolis mbrëmjen e së enjtes.
Në incidentin e së dielës në Shreveport, katër persona ishin jashtë dyqanit, në Hearne Avenue, ndërsa një person ishte brenda në dyqan kur ndodhën të shtënat.
Njësi të shumta policie u dërguan në vendin e ngjarjes, ngjarje që ndodhi rreth orës 21:00. me orën lokale.
Top Channel