Rama: Amnisti fiskale emigrantëve! Të vijnë dhe të investojnë për të krijuar biznese

19/04/2021 15:14

Fillimi i javës së fundit elektorale drejt 25 prillit e gjeti kryesocialistin, Edi Rama në Peqin, nga ku tha se sfida është futja e Peqinin në hartën e turizmit përmes krijimit të kushteve që emigrantët të kthehen për të investuar.

Në Peqin pjesë e qarkut Elbasan, Partia Socialiste synon fitimin e 9 mandateve.
Në Peqin dhe Elbasan kemi një sfidë të madhe që të fitojmë një fitore shembullore e kuptimplotë. Kutitë e votimit janë momenti më i rëndësishëm në 4 vite për një popull. Duam të shkojmë përpara, të ngjitemi edhe pse me vështirësi apo të kthehemi mbrapa dhe nuk mund të kthehet Peqini dhe Elbasani te Dash Sula a mund të kthehesh tek Dash Sula pash Zotin është e pamundur. Por nuk mund të kthehesh pas tek Luli as te Likja e Saliu sepse e duan Shqipërinë për vete”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA