Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë/ Balla: Nuk ka begraund politik. Personi i akuzuar nuk ka lidhje me bashkinë e Kavajës

19/04/2021 23:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se ngjarja e Kavajës, ku u plagos një aktivistit i Partisë Demokratike nuk ka begraund politik.

I ftuar në emisionin PolitikOn, Balla i bëri thirrje opozitës mos ta politizojë ngjarjen si dhe shprehu keqardhje që politika dha menjëherë verdiktin.

“Nuk ka asnjë lloj begraundi politik ngjarja, ku një individ i cili duhet të përballet forcërisht me goditjen e fortë të ligjit dhe besoj që policia tashmë e ka ndaluar dhe gjykata e Prokuroria duhet ta bëjnë shembull dënimin për çdo lloj faji. Më vjen keq politika jep menjëherë verdiktin. Në këto raste duhet të flasi drejtësia. Duhet hequr dorë nga historia që menjëherë krijohet i gjithë begraundi politik, vishet me ngjyrime politike. Politika duhet të distancohet dhe të mos përdorë për argument apo alibi të ndryshme politike.

Lidhur me pretendimet e opozitës së personi i akuzuar është activist i Partisë Socialiste, Balla tha se kryebashkiaku i Kavajës e ka siguruar që personi i akuzuar për ketë ngjarje nuk ka asnjë lidhje me bashkinë e Kavajës.

“Kryetari i Bashkisë së Kavajës më ka konfirmuar që personi i akuzuar për ketë ngjarje nuk ka asnjë lidhje me bashkinë e Kavajës. Është turp që 5 pas ngjarjes të krijosh dhe rrethanat. Minimalisht duhet pritur. Le ta lëmë fushatën zgjedhore të shkojë brenda këtij normaliteti. Kjo është një fushatë normale”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA