Balla me të rinjtë në Prrenjas: Zgjedhjet e 25 prillit betejë për të mos u rikthyer tek pengmarrësit e 30 viteve

19/04/2021 11:29

Balla në fjalën e tij tha se zgjedhjet e 25 prillit janë një betejë për të mos u rikthyer tek pengmarrësit e 30 viteve.

”Është një betejë që duhet fituar për gjeneratën tuaj. Është beteja për të mos u rikthyer tek pengmarrësit e 30 viteve. Më thoni mua kush duhet të jete kryeministri i vendit, 4 vitet e ardhshme, duam një gjumash, një vrasës, një hajdut apo një ministër i Jashtëm që emëronte personat e kriminalizuar nëpër Ambasada, ja ky është Lulzim Basha.

Në krahun tjetër ne kemi kandidatin tonë për kryeministër, Edi Ramën, i cili duhet ta themi shumë qartë, kur ishte ministër i Kulturës, i ndryshoi faqen institucioneve të Kulturës, por e filloi procesin edhe pse ishte Kryetar Bashkie të një qasjeje të re në Tiranë. Në 1998, në Tiranë nuk kishte 1 kinema dhe 1 njeri i sapokthyer nga jashtë për të dhënë kontributin e vet e filloi duke e çmilitarizuar Tiranën e asaj kohe dhe investimi tek kinematë ishte investimi i parë. Por kur u bë kryetar i bashkisë së Tiranës besoj bimë të gjithë dakort, aty ishte komplet një proces komplet transformues që do ta mbajë mend gjatë Edi Ramën si kryetari më i suksesshëm i Bashkisë Tiranë. Dhe dallimi ishte shumë i thjeshtë. Erdhi Luli që s’bëri asnjë punë. Dhe si kryeministër, unë dua tu them është një punëtor do ta quaja unë 24 orë. Dy betejat që po kalojmë, ishin një sprovë e madhe për vendin tonë”, tha Balla.

Ai nënvizoi se të rinjtë kanë shumë për të fituar dhe për të çuar pëprara me Partinë Socialiste.

“Ishin ditë që na e bënë zemrën copë por edhe na e rritën besimin se ne mund t’ja dalim përballë çdo lloj sfide dhe e vërteta është që ne kemi ecur me një rritëm vaksinimi që unë personalisht nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që ne sot jemi në situatën që në qarkun e Elbasanit kemi 30 mijë të vaksinuar aq sa ka bërë gjithe Maqedonia e Veriut. Prandaj mendoj që ne e kemi shumë të nevojshme të komunikojmë shkoqur me ju se ju të rinjtë keni të gjitha arsyet për të qenë të pakënaqur.

Do ju lutesha që përpara se të jeni të pakënaqur me ne duhet të bëni një analizë ku ishim dhe ku jemi. Duhet të pyesni ata më të mëdhenjtë sesi ishte sistemi universitar 7 vite më parë.

Përfundonin vitin shkollor në universitete 30 mijë studentë dhe shpërndaheshin 60 mijë diploma. Tani këto 30 mijë të tjerat nga dilnin? Dhe prandaj unë mendoj që të rinjtë dhe të rejat kanë shumë për të humbur me ata dhe kanë shumë për të fituar për të çuar përpara këto që kemi nisur”, u shpreh Balla.

Top Channel