Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, e ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të jenë sërish pjesë e tubimeve në mbështetje të kandidatëve të tyre për deputetë.
Por, këtë angazhim të partisë në pushtet nuk po e mirëpresin qytetarët në Kosovë.
Ata thotë se qeveria e re nuk duhet të bëhet pjesë e debateve të brendshme politike të vendeve në rajon, por të rrisin bashkëpunimin.
Për qytetarët më me prioritet është pandemia, shpëtimi i vendeve të punës, e arsimi, sesa marrja pjesë në fushatat zgjedhore në Shqipëri.
Top Channel ka adresuar pyetje në zyrën e kryeministrit, në lidhje me një vizitë të mundshme të Kryeministri Albin Kurti në Shqipëri, por zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka refuzuar të përgjigjet.
Njëjtë kanë vepruar edhe deputetët që zhvilluan takime me qytetarë gjatë fundjavës, duke u shprehur se është temë e ndjeshme.
Fushata zgjedhore e ministrave dhe deputetëve të LVV-së me kandidatët e pavarur në Shqipëri, u zhvilluan gjatë fundjavës së 10 dhe 11 prillit, kur në Kosovë hynë në fuqi masat anti- covid, nga të cilat gastronomia dhe qendrat tregtare u mbyllën e bizneset e tjera u obliguan të punojnë më gjysmën e kapaciteteve.
Top Channel