Australia raportoi të premten viktimën e saj të parë nga mpiksja e gjakut të një personi i cili kishte marrë vaksinën e AstraZeneca-s, dhe rregullatori i saj tha se ka gjasa të ketë një lidhje midis vdekjes së gruas 48-vjeçare dhe vaksinës.
Sipas medieve të huaja, rasti i saj ishte i treti i mpiksjeve të rralla të gjakut që janë shfaqur tek njerëzit e vaksinuar në Australi. Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), deklaroi se dy të tjerët janë duke u shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mediet raportojnë se rastet e ngjashme në Australi po “rishikohen me kujdes”. Gruaja nga New South Wales e mori vaksinën AstraZeneca më 8 prill.
Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, Agjencia Rregullative e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, ka konkluduar nga rishikimi i saj i rasteve të raportuara në MB se rreziku i përgjithshëm i trombozës së sinusit venoz cerebral – një mpiksje e rrallë gjaku në tru – ishte afërsisht 1 në 250 mijë e personave të cilat e marrin vaksinën
Top Channel