Banka Qendrore e Turqisë vendosi të ndalojë përdorimin e kriptovalutave si Bitcoin, për pagesat e mallrave dhe shërbimeve.

Vendimi erdhi në kohën kur shumë qytetarë turq kanë nisur ti përdorin kriptovalutat për të mbrojtur kursimet e tyre nga rritja e inflacionit dhe rënia e vlerës së lirës turke. Banka e argumentoi lëvizjen e saj me pohimet se transaksione të tilla rreziqe të “parevokueshme”.

Kriptovalutat “nuk janë subjekt i ndonjë mekanizmi rregullues e mbikëqyrës të ndonjë autoriteti rregullator të vendit. Vlerat në treg të këtyre monedhave mund të jenë të paqëndrueshme”, thuhej në deklaratën e saj. Vendimi pritet të hyjë në fuqi në 30 prill, por efektet e tij u ndjenë menjëherë.

Bitcoini humbi menjëherë 4% të vlerës, thotë Reuters. Kriptomonedha mbetet relavitisht pak e përdorur në tregti, edhe pse po bëhet gjithmonë e më aktive në tregjet globale edhe falë përfshirjes së kompanive të rëndësishme si Tesla. Ndërhyrjet e ashpra rregullatore mbi kriptovalutat nga ana e ekonomive të mëdha kanë qenë të rralla; shumica e tyre më shumë këmbëngulin mbi një qartësim të rregullave sesa te parandalimi i përdorimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA