Greqia merr masa për çmimet e karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit kanë përfunduar zyrtarisht operacionin ushtarak kundër ISIS në Irak, duke shënuar fundin e një fushate 12-vjeçare.
Pentagoni njoftoi se tërheqja e forcave dhe pajisjeve nga Baza Ajrore e Erbilit ka përfunduar sipas planit të dakordësuar mes Uashingtonit dhe Bagdadit.
Me mbylljen e misionit ushtarak, Forcat e Sigurisë Irakiane dhe Peshmergat marrin përgjegjësinë kryesore për sigurinë e vendit dhe luftën kundër mbetjeve të ISIS-it. SHBA do të vijojë të ofrojë trajnime dhe mbështetje të inteligjencës.
Sipas Pentagonit, ISIS nuk përbën më një kërcënim të organizuar ushtarak në Irak, por mbetjet e grupit dhe milicitë e lidhura me Iranin mbeten sfida për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Tërheqja shënon kalimin nga një mision ushtarak amerikan në një marrëdhënie të re sigurie mes SHBA-së dhe Irakut, me fokus te bashkëpunimi dypalësh dhe lufta kundër terrorizmit.
Top Channel