Incident mes pilotëve, avioni me destinacion Tel Avivin devijon urgjentisht drejt Arabisë Saudite

30/09/2026 09:50

Një avion i kompanisë FlyDubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, ka devijuar emergjentisht drejt Arabisë Saudite pas një incidenti të dhunshëm mes dy pilotëve, sipas burimeve të cituara nga CNN.

Avioni pësoi një zbritje të shpejtë gjatë fluturimit, duke humbur rreth 17 mijë metra lartësi në pak më shumë se dy minuta, ndërsa më pas ekuipazhi transmetoi një sinjal emergjence.

Një zyrtar izraelit tha se ngjarja nuk dyshohet të ketë qenë rrëmbim, por një incident i brendshëm mes personelit në bord.

Pas sinjalit të emergjencës, avionët luftarakë izraelitë u ngritën në ajër, ndërsa kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit zhvilluan një konsultim për situatën e sigurisë.

Avioni pritet të ulet në Arabinë Saudite, ku autoritetet do të hetojnë rrethanat e incidentit.

Top Channel