Identifikimi i votuesve funksionoi/ Prova në KQZ, më 25 prill të gjithë zgjedhësit do verifikohen
16/04/2021 15:11
Për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit do të mundësohet identifikimi elektronik.
KQZ zhvilloi sot provën finale të testimit të pajisjeve elektronike që do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë në 5200 qendra votimi.
Testimi përfundimtar në 60 pajisjet u realizua me të dhënat e 500 zgjedhësve të rastësishëm nga qendra të ndryshme votimi, në rast të ndonjë problematike gjatë procesit të identifikimit në 25 prill pajisja do të zëvendësohet brenda dy orëve sipas kontratës me kompaninë amerikane Smartmatich.
Top Channel