Fushata ndihmoi biznesin/ Për dy muaj partitë marrin me qira mijëra dyqane të mbyllura nga kriza

16/04/2021 20:12

Gara elektorale në Shqipëri sjell “goditje” afatshkurtra në ekonomi.

Kjo reflektohet nga rritja e qarkullimit të parasë dhe uljes së valutës së huaj, deri tek rritja e konsumit që kryesisht vjen nga shpenzimet për aktivitete propagandistike që forcat politike kryejnë. Në disa raste ato janë pozitive dhe në të tjera negative.

Një tjetër aktivitet ekonomik që merr zhvillim në këtë periudhë janë edhe pasuritë e paluajtshme. Në gjithë vendin me mijëra dyqane te falimentuara janë kthyer ne zyra elektorale. Në Tiranë, qarku më i madh dhe më një garë më të fortë elektorale, është e vështirë të injorosh në rrugë ambientet e marra me qira nga grup seksionet ose organizata bazë të partive, të cilat operojnë në çdo lagje, për tu marrë me identifikimin e zgjedhësve.

Përveç identifikimit, këto zyra shërbejnë për vizibilitet dhe takime elektorale. Siç na shpjegon edhe ekspertja e agjencive imobiliare Ordeta Bala çmimet për këto zyra variojnë, ndërsa zakonisht paguhen nga forcat politike.

Këto ambiente merren me qira në periudha 2-3 mujore dhe ekspertja shton se kjo ka ndihmuar sektorin në një periudhë krize, ndërsa shpresojnë për rikthimin në normalitet të situatës.

Lëshimi i ambienteve me qira bëhet sigurisht edhe pjesë e informalitetit apo parregullsive të ndryshme. Në shumë raste individët bëjnë kontrata që nuk deklarohen në administratën tatimore ose ndryshojnë vlerën reale me të cilat marrin ambientet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA