LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin. 140 iranianë të zhdukur pas fundosjes së anijes 04/03 20:25
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 66 vjeçe, do të vaksinohet nesër me vanksinën antiCovid-19 të AstraZeneca-s, njoftoi ”Die Welt” online.
”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi më 31 mars kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu përgjigjur një pyetje mbi vaksinimet me AstraZeneca.
“Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.
Kancelarja hyn në atë pjesë të intervalit të popullsisë për të cilën Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.
Top Channel