E rëndë në Shkodër/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se…

15/04/2021 14:55
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në qytetin e Shkodrës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një 40-vjeçare është gjendur pa shenja jete në banesën e saj, në zonën e njohur si “Pallati 8 katësh”. Shtetases i janë gjetur shenja në trup të shkaktuara nga një mjet prerës.

40-vjeçarja me iniciale R.E. është gjetur pa shenja jete  nga fëmijët, pasi janë kthyer nga shkolla. Bashkëshorti i saj jeton në Gjermani. Sipas policisë, dyshohet se për një vetëvrasje në kushtet e një gjendjeje të rëndë psikologjike.

Efektivët ndodhen në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe pë identitetin e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel