Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm nga banorët e njësisë 9 në Tiranë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i opozitës shprehu zotimin se projekti i Bulevardit të Ri do të përfundojë ashtu siç ishte planifikuar kur ishte në Bashki. Duke i falënderuar për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, Basha përsëriti se jargavitja e Ramës për bashkëqeverisje nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë, pasi ndryshimi vjen vetëm me largimin e tij.
“Mirё se iu gjej vëllezër dhe motra. Mirё se iu gjej zonja dhe zotërinj. Mirё se iu gjej tё rinj he tё reja. Vogëlush. Faleminderit ju pёr mikpritjen. Ky ёshtё vendi pёr t’iu thёnё jo vetёm ju banorëve tё kësaj zone, jo vetёm qytetarëve tё Tiranës por tё gjithё shqiptarëve. Ju e dini, 8 vite nuk kanё bёrё asgjë. Edhe ky projekt ёshtё njё projekt qё ne e hartuam bashkё me partnerët tanё nё njё konkurs ndërkombëtar e financuam, nisëm ndërtimin dhe e bllokuan. E mbani mend apo jo? E bllokuan e tjetërsuan dhe tani po përpiqen qё tё grabisin trojet pёr përfitimet e tyre. Por ne nuk do ta lejojmë. Ky projekt i bukur do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, me gjelbërim dhe parqe, me zhvillime për ju dhe fëmijët tuaj dhe duke respektuar pronën e gjithsecilit. Këtu është vendi për të thënë, 8 vite me radhë, asgjë për njerëzit, asgjë nuk bënë për ju, asgjë për qytetarët e Tiranës. Vetëm grabitje, vetëm korrupsion, vetëm tjetërsim pronash për të mbushur xhepat e klientëve. Ndaj, 8 vite dështim dalin e mjaftojnë apo jo? 8 vite dështim dhe po ju troket prapë në derë. Thotë më hapni derën. A do ja hapni derën? Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, ndaj, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike, se nuk ka e nuk mund të ketë kurrë, kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën”, tha ai.
“Tani ka vetëm një dhe një vullnet, ndryshim, Shqipëria do ndryshim, shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9-të me 25 prill, vota për aleancën për ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin. Është garancia për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos harroni 25 prilli nuk bëhet për partitë, 25 prilli bëhet për qytetarët! Me 25 prill, ju keni në dorë veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj! Mos i lini në baltë, mos i lini të largohen! Jepini mundësinë për arsim dinjitoz, jepini mundësinë t’ju krijojnë vende pune këtu, që të mos ju largohen nga shtëpitë tuaja dhe ju të rinj, jepuni mundësinë prindërve tuaj ta ngrenë kokën dhe jepini mundësinë t’ju rrisim pensionet! Të tjerat janë broçkulla si ato që aktrojnë me shumicë këto tetë vite por asgjë nuk është bërë realitet për ju, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ndaj mos harroni, e vetmja mënyrë për ndryshim, me 25 prill, të gjithë në kutitë e votimit, votoni numrin 9! Shqipëria fiton!”, tha Basha.
Top Channel