23/11 21:44
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot tunelin në “Rrugën e Arbrit” ku nuk kanë munguar edhe ‘surprizat’.
Ndërsa ishte për të parë punën në tunelin numër 3, Rama u takua me një të simpatizant të Partisë Demokratike, i fundit ky që e pyet se cili do të fitojë.
Rama përgjigjet se në 25 prill do të fitojnë shqiptarët dhe më pas qeveria e tij do të nxjerrë nga tuneli edhe ata vetë.
I riu: Erdha këtu në tunel dhe gjeta në inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne? Kush do fitojë?
Rama: Do fitojë populli shqiptar dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe juve nga tuneli. Hajde mirupafshim!
Top Channel