E rëndë në Durrës/ Babai ndjek vajzën me thikë, pas ndërhyrjes së policisë, plagos veten
Një person është arrestuar pasi është parë të lëvizë në rrugë ndërsa ishte në arrest shtëpie.
B., 29 vjeç, banues në Poliçan ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Poliçan
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 29 vjeç, banues në Poliçan. Arrestimi tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel