Kërkon $900mln dëmshpërblim/ Egjipti sekuestron anijen që bllokoi Kanalin e Suezit (fotot)

14/04/2021 16:55

Egjipti ka vendosur nën sekuestro transportuesen gjigante që bllokoi për një javë Kanalin e Suezit, deri sa pronarët japonezë të saj të paguajnë 900milionë dollarë të pretenduara si dëmshpërblim.

Një nga kompanitë siguruese të Ever Given, grupi britanik ‘UK Club’, tha se autoritetet e Kanalit të Suezit kishin refuzuar ofertat e tyre për zgjidhjen.

Në pretendimet e dëmshpërblimit përveç të tjerave përfshiheshin $300 milionë bonusin e punës për çlirimit të anijes dhe $300m për prishje të reputacionit, që konsieroheshin shuma tepër të mëdha nga agjencitë e përfshira.

Aktualisht transportuesja Ever Given është ankoruar në Liqenin e Madh të Hidhur, në Kanalin e Suezit.

Mjeti 400m-i gjatë ngeci në mënyrë diagonale në kalimin e rëndësishëm ujor më 23 mars, për t’u çliruar vetëm pas gjashtë ditësh dhe operacioneve të shumëfishta të shpëtimit.

Më shumë se 400 anije ishin bllokuar para e prapa saj në pritje të kalimit në kanalin 193km që lidh detin Mesdhe me detin e Kuq.

Përfaqësuesi i autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie tha dje se Ever Given ishte “ndaluar prej dështimit në pagesën e $900min” dëmshpërblim, sipas mediave vendase.

Shifra ishte bazuar në “dëmet e pësuara nga bllokimi i mjetit dhe kostot e mirëmbajtjes”, shtonte ai.

FOTO GALERI
2/16
Dje autoritetet kishin sjellë në kanal barka më të mëdha tërheqëse, duke e çuar numrin e tyre total në 14.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA