Rama: BE është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së. Ja çfarë premton në fushën e bujqësisë

13/04/2021 11:34

Kryeministri Edi Rama, nga Prrenjasi, ku është vendosur sot në kuadër të fushatës elektorale, ka sulmuar sërish kampin opozitar. Referuar deklaratave të opozitarëve, të cilët thonë se do të punojnë për të hapur rrugën e Shqipërisë drejtë BE-së, Rama tha se ai është destinacion i patjetërsueshëm i PS-së.

Po ashtu Rama shtoi se në mandatin e tretë qeverisës do eksportet do shkojnë mbi një miliardë euro.

Rama: Të tjerët flasin për BE si një destinacion, i cili është i yni i patjetërsueshëm. Bujqësia jonë tanimë është pjesë e angazhimit me BE-në. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 milion euro të investuara në fshat për pika grumbullimi dhe përpunimi dhe janë bërë me financimet e BE-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Një paketë e madhe është gati të lëvrohet dhe një tjetër masë e rëndësishme financiare do të vihet në dizpozicion të atyre që duan të rrisin eksportet.

Në mandatin e 3 pa asnjë dyshim do shkojnë mbi një miliardë euro eksportet bujqësore se e kemi shtruar rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë.

Top Channel