“5 gjuhë të huaja falas, 20 profesione për të rinjtë shqiptarë” Basha ndan me të rinjtë në Vilë Bashtovë detaje të marrëveshjes me Aleancën Europiane të Universiteteve

13/04/2021 18:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar me të rinj në Vilë Bashtovë të Kavajës.

Të rinjtë ngritën problematiket që hasin sot dhe i drejtuan pyetje Bashës për zgjidhjet që ka menduar qeveria e tij e ardhshme.

Për të treguar pasojat e emigrimit masiv të të rinjve, Klara thotë se ka pesë vite që ditën e saj të lindjes e feston pa vëllanë, i cili ndodhet në emigrim. Ajo gjithashtu tha se edhe pse ka mbaruar me mesatare të lartë, e ka të vështirë të gjej një vend pune në Shqipëri.

“Unë kam pesë vite që ditëlindjet e mia i festoj larg vëllait tim të vetëm. Ai u largua vetëm 16 vjeç, për shkak të qeverisjes së të babëziturve dhe sigurisht, ju keni vëlla vetë të vetëm dhe e dini shumë mirë që shpatullën e vëllait, nuk ta zëvendëson asnjeri. Flas këtu edhe në pozicionin e një studenteje, ish-studente, që ka mbaruar të dyja ciklet e studimeve të mia me mesatare 9.8 dhe nëse do bëja një paralelizëm, në vendet e Europës, të tillë studentë i trokasin në derë dhe i ftojnë që të punojnë në institucione me to, ndërsa ajo që jam hasur dhe përballur unë, janë dyer të mbyllura institucionesh dhe një hakmarrje e pastër politike nga njerëzit e vegjël të pushtetit lokal”, u shpreh Klara.

Për të treguar rëndësinë që do të ketë rinia në qeverinë e ardhshme, Basha tha se rinia është motivi i tij në përditshmëri. Kreu i opozitës shpjegoi planin e Partisë Demokratike për rininë dhe për ekonominë në tërësi. Për të ringritja ekonomike, integrimi ne Bashkimin Evropian dhe kthimin e shpresës tek rinia që të ardhmen ta ndërtoj në Shqipëri.

“Rinia është motivi im i përditshëm. Bashkimi Evropian dhe ekonomia janë prioritetet absolute të programit tonë. Por nëse më pyet se cilat janë tre shtyllat e misionit tim për të cilat kam shkruar edhe një libër padiskutim një zgjim kombëtar ekonomik që do të forcojë ekonominë e shqiptarëve në çdo fushë, nga fermeri tek sipërmarrësi, nga i riu dhe studenti, tek pensionisti. E dyta integrimi në BE dhe këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk integrohesh dot në BE me 200 euro rrogë e më një shtet ku të gjitha pushtetet i ka një njeri i vetëm dhe nuk rritet dot ekonomia. Të gjithë ju e dini që ne nuk mund të garantojmë rritjen ekonomike dhe as garancinë pa u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Prandaj tashmë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e besojnë se rruga e vetme që garanton stabilitet, demokraci dhe ekonomi mirëqenie para, siguri për familjet tuaja dhe fëmijët tuaj  është anëtarësimi në BE. E treta, që ka të bëjë drejtpërdrejt me pyetjen që më shtove. Misioni tjetër i imi në politikë është t’i hap rrugën rinisë, asaj pjese të shoqërisë që për nga mendësia, nga përgatitjet, nga ambiciet, sot është njësoj si rinia evropiane. Në se ka një fushë ku Shqipëria tani ka hyrë në Europë kjo është dëlirësia e shpirtit të të rinjve dhe të rejave shqiptare është aftësia  juaj, talenti juaj për tu arsimuar dhe për tu përgatitur profesionalisht, është formimi juaj dhe karakteri juaj. Ndaj misioni im është ti hap rrugën ti hap rrugën rinisë dhe të marrë në dorë fatet ekonomike dhe politike të vendit, thënë shkurtë dhe qartë , ky është një motiv i fuqishëm dhe ju vetëm ma shumëfishoni tek ju shoh në ballë të përpjekjes, në ballë të fushatës dhe 25 prillit të jetë dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptarë”,  tha Basha.

Basha gjithashtu tha se me bashkëpunimin me Aleancën Evropiane të Universiteteve dhe Komisionin Europian, do t’u mundësojë të rinjve praktika profesionale dhe me tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, do të mundësoj vende të reja pune me paga dinjitoze për të rinjtë shqiptarë.

“Disavatazhi i studentëve është se sistemi shqiptarë ka mbetur në vendnumëro për 8 vite me radhë. Ata që vijnë nga jashtë kanë përfituar nga metoda të reja që përshtaten me tregun e ri të punës. E gjithë bota po ndryshon. Tregu i punës në botë po ndryshon, tregu i punës në Evropë po ndryshon. Ndryshimi kryesorë vjen nga globalizimi, pra, nga aftësia për të komunikuar shumë më mirë midis shteteve edhe në kuptimin ekonomikë dhe nga digjitalizimi. Dhe kjo po dikton një revolucion ekonomikë nga i cili po përfitojnë shumë vende në veçanti vendet në zhvillim. Po trajnojnë rinin që të përgatitet për këtë ekonomi të re në qoftë se mund ta quaj kështu. Dhe nga ana tjetër evropianët, amerikanët, korporatat e mëdha duan dhe kërkojnë që të zhvendosin investimet në Shqipëri siç po i zhvendosin në Ballkan. Cila është arsyeja që Serbia ka 40 mijë të rinj të punësuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe ne i numërojmë me qindra dhe ata janë punësuar jo për meritë por për kundër presionit të qeverisë. Cila është arsyeja që gjermanët kanë investuar 10 herë më shumë në Maqedoninë e Veriut me një popullsi më të vogël, me një vend pa akses në det, pa akses në porte sesa në Shqipëri? Arsyeja është keqqeverisja. Që do të thotë se vendi i ka të gjitha mundësitë dhe ju i keni të gjitha mundësitë. Në këtë moment do të bashkohen 2 kolona të cilat mundësojnë, në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi atë që nuk ndodh sot në Shqipëri.

Kolona e parë është një klimë miqësore për biznesin pa të cilin nuk vjen dot investitori, se  investitori do garanci që të derdhi paratë e tij. Dhe nga ana tjetër nuk mjafton vetëm garancia, do të dijë edhe nëse ka njerëz të aftë për të bërë detyrat, për të bërë punët, pra të zanatit. Qofshin këta inxhinierë të kompjuterëve, qofshin hidraulikë, qofshin elektricistë  e kështu me rrallë. Dhe ne do ta bëjmë këtë të mundur përmes kësaj reforme që ju nuk do t’ju nxjerr nga universiteti me një letër në xhep, por do t’ju nxjerr profesionistë që gjysmën e kohës do ta harxhoni me praktikë dhe në  fund të universitetit kështu do t’ju ofrohet një praktikë e paguar nga qeveria. Do të konkurroni pra denjësisht dhe me të njëjtat kushte me bashkëmoshatarët tuaj që kanë pasur shansin të studiojnë në perëndim. Dhe do të jeni fuqia dhe motori i zgjimit ekonomik kombëtarë që do të sjellë ndryshimi me 25 prill duke votuar numrin 9”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA