Kërkuesja shkencore pranë Agjencisë Europiane, Ornela Ademi foli sot në “Wake Up” për vaksinën AstraZeneca dhe lidhjet e saj me trombozat. Ajo bëri të ditur se EMA e ka pranuar se ka një lidhje shkak-pasojë dhe i ka kërkuar kompanisë që të bëjë hetime më të thelluara në lidhje me rastet e raportuara.
Gjithashtu, ajo tha se edhe vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga vaksina e AstraZeneca.
“Ky lloj kondicioni le të themi apo këto efekte anësore shfaqen për shembull shumë tek vajzat që marrin kontraceptivë oralë. Këto mund te kenë një lloj efekti anësor të tillë, ose gratë që janë shtatzënë, ato prapë rrezikojnë nga efekte të tilla anësore dhe gjithashtu edhe nga Covid-19 mund të japë pasoja të tilla.
Kështu që është shumë e rëndësishme që nëse ke mundësi të vaksinohesh, ta bësh, por të jesh shumë vigjilent nëse ndodh një nga simptomat, të paraqitesh menjëherë te mjeku dhe te qendrat spitalore për të marrë trajtimin e duhur dhe të menjëhershëm”, bëri të ditur shkencëtarja shqiptare.
Top Channel