Pamje/ Depoja e Sokol Xhurës, momenti kur policia thyen murin dhe nxjerr arsenalin e armëve

10/04/2021 16:11

Pamje të reja të operacionit “Kompleks” tregojnë momentin kur policia thyen murin për të nxjerrë armët në depon e Sokol Xhurës.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e sotëm dhe policia sekuestroi një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Ndërsa Sokol Xhura është shpallur në kërkim.

Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA