Një shtetas është gjobitur në Fier, pasi lokali në pronësi të tij qëndronte i hapur pasë orës 20:00 (kufizimi i orarit).
Ndaj shtetasit me iniciale M.M. është vendosur masa administrative 3.000.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Gjobitet me masë administrative 3.000.000 lekë, pronari i lokalit, për shkelje të Aktit Normativ.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Apollonia”, Fier, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fier kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit M.(R). M. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar me dhunë dhe janë goditur nga pronari i lokalit dhe shtetasi A. G., i cili ndodhej në lokal.
Shtetasit A. G., 25 vjeç, banues në Hamil, Fier dhe M.(R). M., 38 vjeç, banues në Fier janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi i tyre në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 3.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin M.(R). M.
—
Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi me fara cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, në automjetin tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me fara cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel