Në këto foto shihen vajza të reja që ishin nxjerrë të zhveshura në ballkonin e një ndërtese të lartë në Dubai, si pjesë e një aventure publicitare nga një agjenci pornografie nga Izraeli. Por autoritetet vendase arrestuan të gjithë pjesëmarrësit për imoralitet publik, pas shpërndarjes së imazheve në rrjet.
Zhvillimi pritet të dëmtojë marrëdhëniet e saponisura mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara.
Në një prej imazheve shihen të paktën 19 vajza që përgatiten për sesionin e fotove nudo, për të cilat mediat vendase thanë se organizohej nga një agjenci e paemëruar izraelite e pornografisë.
Fillimisht ato shihen brenda apartamentit në ndërtesën e lartë duke u ulur në kolltukë e karrige.
Ndërsa më pas ato dalin te zhveshura në ballkonin e ndërtesës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të paktën një grua është e veshur në foto brenda apartamentit dhe duket se udhëzon modelet se çfarë duhet të bëjnë.
Marrëveshja e vendosjes se lidhjeve mes vendeve u arrit vetëm në 15 shtator të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e SHBA.
Legjislacioni në EBA dënon lakuriqësinë dhe ‘sjellje të tjera imorale’, me dënime nga gjashtë muaj burg deri në 5,000 dirham ($120) gjobë.
Në vend dënohet gjithashtu shpërndarja e materialeve pornografike.
Policia e Dubait tha se të arrestuarit janë referuar në prokurori.
“Kjo është një sjelle e papranueshme dhe nuk reflekton vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”, thuhej në deklaratën e policisë.
Top Channel