Balla zbulon: Unë në 2017 komunikoja me Edmond Spahon. Bushati: Prandaj i bëtë qofte…

05/04/2021 22:57

Taulant Balla ka zbuluar se në vitin 2017 bënte vazhdimisht biseda me Edmond Spahon, ndërsa Andi Bushati ka ndërhyrë duke ironizuar “prandaj i bëtë qofte”.

Në emisionin “Open”, Balla është shprehur se çdo parti politike duhet të mbajë përgjegjësi në sjelljen e militantëve.

Balla: Unë dhe Edmond Spaho në 2017 komunikonim non stop me njëri-tjetrin.

Bushati: Prandaj i bëtë si qofte ata në 2017.

Balla: Po ju them që ne, secila prej partive politike ka përgjegjësitë e veta në sjelljen e militantëve të tyre.

Bushati: Ke banditët në krahun tënd.

Balla: Banditëve gjeja vendin ti meqë ja di emrat dhe pyet Lulzim Bashën se i di më mirë se unë. PD të bëjë kallëzimet përkatëse sic kam bërë dhe unë dhe i takon institucioneve të drejtësisë të marrin përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA