“Qëndro në Shqipëri”/ Basha u bën thirrje të rinjve: Ndryshimi po vjen! Ne do ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE

04/04/2021 22:31

Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje të rinjve që të qëndrojnë në Shqipëri dhe largimin nga vendi të mos e shohin si opsion.

Me anë të një video të publikuar në rrjete sociale, Basha i thotë një të riu që të mos largohet duke i premtuar se ndryshimi po vjen.

“Prit pak! E di që gjendja e tanishme të bën të ikësh, ta kërkosh fatin tënd jashtë. Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen! Ne do ta vlerësojmë potencialin tënd duke të të siguruar punë dhe pagë më të mirë, duke anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Për këtë po punojmë tani, siç punuam që ti të lëvizësh i lirë, pa viza. Dhe rrugëtimi ynë drejt Europës do të ecë përpara me votën tënde për ndryshim”, thotë Basha.

Top Channel