Katër vepra të reja në “Artkand”/ Do të qëndrojnë të paktën një javë në ankand

04/04/2021 21:09

Artkand ka mbërritur në episodin e pestë. Dhe për katër episodet e para janë realizuar katër shitje.

Shumë oferta për të sjellë vepra, kërkesa dhe komente ka pasur nga publiku për veprat e publikuara në emisionin Artkand.

Gjatë pjesës së pestë, Galeria Artkand ka prezantuar katër vepra të reja. Veprat, të cilat do të qëndrojnë në ankand të paktën për një javë.

Një pikturë antike e Theodor Dalltat, e vitit 1925 gati 100 vjeçare në një teknikë të veçantë Vaj në mëndafsh- me romantizmi i shekullit të 18 dhe me Përmasat 56×88 cm, u nxor në ankand me çmimin fillestar 3500 €.

Portret Gruaje e autorit Aristotel Papa, me teknikën vaj në fajazit u nxor në ankand me çmimin fillestar 2000€. Përmasat e veprës janë  29×22 cm dhe ajo i përket Viteve 70. Dhimiter Theodhori  me peizazh u nxorr u ankand për vlerën fillestare 1400€. Një vepër po ashtu e viteve 70. Në pjesën e dytë të programit u prezantua një Nudo e Adrian Cenes  me përmasa 140×110 cm, viti 1999, me vlerë fillestare 1800€.

Gjatë programit u risollën dy nga veprat e shkuara. Hasan Reci me Lagjia Ajasëm Shkodër. Me çmimin fillestar 2500€ si dhe Vajza me Strajcë e piktorit Zef Shoshi ke vlerën fillestare 2000€. Nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Koçibellit dhe si të ftuar të përhershëm Genc Përmei Artkand ju gjen çdo të shtunë live në orën 14.00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel