Kemi dëgjuar gjithmonë për fshatin Kabash. E dimë të gjithë se është “Bajraku i parë” i Pukës, por a e keni marrë mundimin ta vizitoni?
Ilnisa Agolli, përmes ciklit “Fshatrat e Shqipërisë” na e bën më të thjeshtë rrugën për të njohur këtë perlë tjetër të Shqipërisë sonë të çmuar.
As vetëm 30-të minuta larg qytetit të Pukës, peisazhet që të sheh syri, janë si muzë dhe inspirim për të gjithë ata që duan t’i arratisen realitetit dhe të mund të gjejnë përgjigjet e pikëpyetjeve që kanë në kokë.
Kabashi i lashtë është monument kulture si një sit i tërë. Kisha e Shën Palit mendohet se është ndërtuar mbi një tempull pagan, më e vjetra këtu. Ajo dikur ishte Abaci dhe rreth saj ka qenë shtrirë qyteza mesjetare. Pse kishte këtë rëndësi ky vend? Sot, fshati Kabash nuk ka as kala e as xhami, madje as shtëpi si dikur. Tjegullat, ruhen në muzeun etno-kulturor në Pukë. Dëshmi e një rëndësie të lartë, apo jo?
Të parët si fis, mendohet se erdhën nga Kolonja. Por si u krijua fshati? Çfarë do të gjejmë sot aty? Takuam, gjithë ç’jetonin. Fare pak njerëz.
Jetuam një ditë me ta dhe kuptuam përsëri se “Liria e vërtet gjendet vetëm në fshat”. E dini pse?
Sepse nuk ka edukim më të madh për njeriun se natyra, puna, dinjiteti, sakrifica dhe lakmia për paqe. Jo uri dhe pasuri! Migjeni, jo më kot citonte se : “I pasuri ha, dhe i varfëri ushqehet”
Ne, e ndjemë dhe e përjetuam në Kabash. Por çdo të përcjellë tjetër kjo udhë? Shiheni dokumentarin e plotë dhe merrni shembull nga këta njerëz që dhembjen e kthejnë në forcë duke mos harruar të qeshin. Ka mesazh më inteligjent se ky?
Top Channel