Bekimi i ushqimeve për Pashkë/ Ritet e fundit të besimtarëve katolikë para festës së Ringjalljes
03/04/2021 15:56
Besimtarët katolik, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, u janë drejtuar kishave katolike për të bekuar ushqimin, që do ta konsumojnë te dielën e Pashkës.
Thonë se marrin bekimin e Zotit për ushqimet e familjes, e për këtë, në mënyrë të veçantë, ata i drejtohen kishës katolike.
Monsinjor Otavio Vittale, në mesazhin e tij u bën thirrje besimtarëve të mos kenë frikë, referuar këtu situatës së krijuar nga pandemia Covid 19.
Kjo festë, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të Tij, është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.
Top Channel