Regjisori i mirënjohur, Nikolin Gurakuqi, vjen me botimin e tij të radhës, në prozë e poezi, “kryqëzimi i tokës”.
Kujtime e përjetime të tij letrare gjatë kohës kur e ka ndarë kohën midis Tiranës dhe plazhit. Aty ka frymëzime nga histori personale, dashuria, natyra, ngjarjet e rëndësishme dhe mbi të gjitha biri I tij, që nuk jeton më. Një kapitull i librit i kushtohet atij.
“Marsi është një muaj i hidhur për familjen tonë. Është muaji kur lindi Marsidi më 8 mars, është ndarë nga jeta më 19 mars dhe ka hyrë në dhe më 29 mars. Një kapitull I librit I dedikohet këtij djali që për nga inteligjenca dhe studimet ishte i rrallë”.
Tashmë ka një jetë të vetmuar, i pëlqen të meditojë dhe jetesa buzë detit i jep frymëzimin e nevojshëm.
“Jeta ime është e ndarë mes Tiranës dhe shtëpisë që kam në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Kohën e kaloj në breg të detit, me pulëbardhat, me valët, me guackat, me midhjet dhe gradientët që të joshin fantazinë kreative”.
Prej disa muajsh është në pension. Regjisori Gurakuqi ka vënë në skenën e operas rreth 80 shfaqe. Edhe pse një zë kritik ndaj institucionit, sërish ja ndjen mungesën punës së atyshme.
“I takoj atij brezi që është mësuar të punojë me disiplinë, sot në opera ka një anarki të organizuar”.
Top Channel