Foto/ Tragjike në Greqi, si humbën jetën tre të rinjtë shqiptarë, nga aksidenti edhe dy të tjerë të plagosur në gjendje kritike
Kryeministri Edi Rama ka debatuar ashpër me analistin Arion Sulo në emisionin “Open” pasi u përmendën ryshfetet në spitale.
Sulo i tha se i ka ndodhur edhe atij që të paguajë në mënyrë që të marrë shërbimin dhe Rama it ha se duhet të arrestohet sepse është bashkëpunëtor në një krim.
Sulo: Unë kam paguar ryshfet në spitale.
Rama: Ti duhesh arrestuar. Është turp që e thua.
Sulo: Të vdisnin njerëzit?
Rama: Nuk ka shans të kesh paguar. Nuk ka shans të kesh paguar ryshfet.
Sulo: Po ti nuk ke si ta dish?
Rama: Jam i bindur 100%. 1000%. Nuk je i bindur.
Sulo: Do rrezikoja jetën e personit…
Rama: Ti ju thua shqiptarëve që kjo është rruga e duhur. Kjo është turp. Ti paguan ryshfet e më kërkon llogari mua. Ti pasi e zgjidhe problemin e jetës, ta denoncoje. Nuk marrin lekë të gjithë mjekët. Ai që merr lekë në spital, është kriminel. Kush fut dorën tek xhepi i atij që është në hall, bën krim. Dhe ti që e ndihmon je bashkëpunëtor në krim.
Sulo: Pse është hera e parë që dëgjon se ka mjekë që bëjnë shërbimin në këmbim të parave
Rama: Jo nuk është hera e parë, por theksoj që duhet të shkoni të denonconi.
Top Channel