“Merrni punëtorë nga Bangladeshi”/ Rama kërkon njerëz ‘pa gojë’? Kryeministri sqaron deklaratën e tij

01/04/2021 22:24

Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij gjatë bisedës me një pronar të një fasonerie në Shkodër ku thotë se mund të marrin punëtorë nga Bangleshi pasi as nuk kuptojnë shqip.

Në emisionin “Open”, Rama tha se i ka dalë nga konteksti fjala dhe punëtori i huaj është normal në cdo shtet.

Edi Rama: E para e punës, kjo është nxjerrë nga konteksti. Në cdo vend, ne nuk jetojmë në bunkerin e Enver Hoxhës shyqyr. Në cdo vend ndodh që një vend pune, sipërmarrësi do ta mbulojë. Nuk e gjeti në tregun e brendshëm, do e marrë në të jashtmin. Punëtori i huaj është gjë normale.

E dyta, ne kemi një fat shumë të madh që jemi në mes të Europës. Italia dhe Gjermania e Greqia janë shumë afër. Por unë po ju them që ky zotëria që fliste është një nga sipërmarrësit më të talentuar që ka ky vend dhe paga e tij është 400 mijë lekë dhe ai ka punë e nuk gjen punëtorë.

Turqia, e cila është 400 dollarë paga për punëtorin, është normal. Po ata punëtorë në Turqi, 400 dollarë e kanë pagën. Qeveria ngre pagat në sektorin publik, jo në atë privat. Ti mund të thuash që është paga minimale 600 mijë, por nuk ka më kompani këtu.

Top Channel