Studiues në SHBA thonë së fundmi se një sëmundje ende e paemëruar bën që kafshët të humbasin çdo frikë nga njerëzit, duke u sjellë në mënyrë miqësore të ngjashme me atë të qenve.
Ata shtojnë se një virus misterioz ka infektuar arinjtë e zinj në shtetet amerikane të Kalifornisë e Nevada duke bërë që kafshët të afrohen pa u trembur me njerëzit.
Në një prej rasteve, një këlysh ariu thuajse i rritur u ngjit pa u trembur në motorin e dëborës në rezortin Northstar pranë liqenit Tahoe, pa treguar asnjë shenjë të kujdesit që një kafshë e egër shfaq ne prani te njerëzve.
Veterinet besojnë se gjendja e pazakontë mund të shkaktohet nga një tip encefaliti, që rrjedhimisht sjell vdekjen e kafshës. Ata e krahasojnë sëmundjen e re me “virusin zombi” që më herët ka shkaktuar sjellje të pakoordinuara dhe agresive të drerët në SHBA.
Por sëmundja nuk ishte parë ndonjëherë te arinjtë, tha drejtoria e Peshkimit dhe Botës së Egër të Kalifornisë.
Në shkurt disa zyrtarë të agjencisë u thirrën në El Dorado, Kaliforni ku gjetën një ari tepër të ri për të qëndruar vetëm, që shfaqte sjellje të ngjashme me të qenit.
Kafsha ishte tërësisht e relaksuar pranë njerëzve, madje mori një mollë nga toka dhe e hante para grupit të banorëve që rrinin në kopsht.
Shkaku i gjendjes është ende i panjohur. Analizat e arinjve kanë treguar se ata mbajnë rregullisht në trup 7-8 viruse të panjohura nga shkenca, por nuk dihet se cili prej tyre mund të shkaktojë encefalitin.
Encefalitis, është një inflamacion i indeve të trurit që mund të shkaktohet nga agjentë infektues si bakterie apo kërpudha.
Specialisti i botës së egër Brandon Munk tha se normalisht agjencia i merr kafshët për t’i trajtuar, por në këtë pikë të hershme të rrezikut të viruseve të panjohura, është tepër e rrezikshme: “Në këtë pikë ne ende nuk e dimë çfarë e shkakton encefalitin, dhe as rreziqet që mund të bartin këto kafshë”.
Ata thanë se nuk është e qartë nëse gjendja ka lidhje me sëmundjen e “drerëve zombi”./DailyStar/
Top Channel