Momentet dramatike kur një skiator u varros prej dëborës pas një orteku, dhe vëllai i tij gërrmon si i çmendur për më shumë se 5 minuta, kanë bërë xhiron e botës.
Ndonëse dukej një mision i pamundur, ai në fund arriti ta shpëtonte. Lake, 22 vjeç, dhe 25-vjeçari, Forrest Schorderet, u goditën nga orteku gjatë kohës që po bënin ski me një grup miqsh në malet e Zvicrës.
Forrest nuk u dorëzua, por gërmoi me shpejtësi, duke përdorur dhe një gjurmues për të verifikuar pozicionin e të vëllait të mbuluar nga bora. i ndihmuar dhe nga dy shokët e tij, i riu kërkon pa reshtur derisa arrin të diktojë 22-vjeçarin që kishte humbur ndjenjat. Fatmirësisht, Lake u përmend sapo e nxorën nga bora. Forrest i postoi më vonë pamjet në Instagram për të treguar rreziqet me të cilat përballen ata që bëjnë ski në male, me shpresën se kjo do të shërbejë si paralajmërim për të tjerët.
Dy vëllezërit e pranuan dhe vetë se i kishin llogaritur gabim risqet dhe se nuk duhet të kishin hyrë në atë që konsiderohej një zonë problematike.
Top Channel