Qeni Major, i Shtëpisë së Bardhë ka kafshuar përsëri, vetëm disa ditë pasi u kthye nga trajnimi në Delaware, pas një incidenti të ngjashëm në fillim të këtij muaji.
Një zëdhënës i Zonjës së Parë, Jill Biden tha se punonjësi i lënduar iu nënshtrua kontrollit mjekësor, para se të kthehej sërish në punë.
Majori është më i vogli nga dy qentë gjermanë të Biden dhe qeni i parë i shpëtimit i Shtëpisë së Bardhë. “Ai është qen i ëmbël“, ka thënë presidenti, Joe Biden.
Michael LaRosa, zëdhënësi i zonjës Biden, tha për incidentin e së hënës: “Majori është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe sulmoi dikë teksa ishte në shëtitje”.
CNN raportoi se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në lëndinë dhe iu desh të largohej nga puna për të marrë trajtim.
Të dy Majori dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u zhvendosën në shtëpinë e familjes Biden në Ëilmington, Delaëare, pas incidentit të parë, ku sulmoi një tjetër punonjës, në 8 Mars.
Burime anonime i thanë CNN në atë kohë se Majori kishte kërcyer, duke lehur dhe duke akuzuar stafin dhe sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Biden tha se Majori po ambientohej me kaq shumë njerëz të rinj përreth tij. “Ju ktheni kokën dhe ka dy njerëz që nuk i njihni fare dhe ata lëvizin, dhe ai lëviz për të mbrojtur“, tha ai për ABC’s Good Morning America.
Top Channel