Në Klinikën Infektive vijon vaksinimi i personelit shëndetësor
31/03/2021 10:12
Edhe sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vazhduar vaksinimi i personelit shëndetësor të kësaj klinike me vaksinën AstraZeneca.
Vaksinimi i personelit shëndetësor të Klinikës Infektive ka filluar të martën.
KosovaPress mëson e vetëm gjatë së martës në Klinikën Infektive, vaksinën antiCOVID-19 e kanë marrë 104 profesionistë shëndetësorë të kësaj klinike.
Vaksina antiCOVID-19 ka arritur mbrëmjen e 28 marsit.
Ndërsa i pari që u vaksinua me AstraZeneca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Top Channel