Ndodh për herë të dytë në të njëjtin spital/ Infermierja australiane infektohet me Covid-19 rreth një javë pasi bëri vaksinën

31/03/2021 10:51

Një infermiere në Australi ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19 rreth një javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës.

Punonjësja në spitalin Princess Alexandra ishte një nga dy rastet në Queensland, ndërsa tjetri ishte kontakt i afërt me të.

Ministrja e Shëndetësisë, Jeannete Young tha se infermierja mori dozën e parë të vaksinës më 19 mars dhe u infektua me virusin para se të krijoheshin antitrupat. Ajo u infektua me të njëjtin variant si një infermiere tjetër nga i njëjti spital. Kjo e fundit rezultoi pozitive në fillim të kësaj jave.

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë nëse infermieret u infektuan ndërsa punonin në të njëjtin repart, shkruan Mail Online.

“Ajo u testua si pjesë e procesit të testimit asimptomatik të shqyrtimit për atë lagje dhe rezultoi se ishte pozitive. Që prej asaj dite, ka pasur disa simptoma”, tha Young.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA