Ka nisur me 3 ore vonesë mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e fletës së votimit, por zgjati vetëm 20 minuta.
Edhe pasi kreu i KQZ propozoi versionin e tij për fletën e votimit, komisioni rregullator bëri prapa duke thënë se nuk janë organi kompetent për ta miratuar fletën.
Debati gjatë mbledhjes
Ilirjana Nano, kryetarja e Komisionit: Akti që ka ardhur sot për shqyrtim dhe miratim lidhet me miratimin për përmbajtjen e fletës së votimit.
Eridian Salianji përfaqësues i PS: Projekt akti i Komisionerit ka të bëjë vetëm me një opsion. Pavarësisht kundërshtive qe kemi për fletën e votimit ne mendojnë se Komisioni Rregullator nuk është kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e projekt-aktit, ndaj kërkojmë që ju ta ndërprisni mbledhjen.
Nano: Komisioni Rregullator në unanimitet vlerëson se Komisioni nuk është organi kompetent për ta shqyrtuar projekt aktin.
Kujtojmë se brenda 24 orëve Celibashi kishte kohë për të dorëzuar 1 propozim, teksa dje kishte dorëzuar tre variante.
Varianti që u dorëzua sot si më poshtë:
Top Channel