“As 7-të gurë lumi, nuk dorëzojmë dhe jo 7-të pushkë”, kështu fillon historia në fshatin Valbonë.

Një sërë masakrash ndodhën më pas. Fshati kaq i njohur që i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve në Malin e Zi, nuk ia dorëzoi kurrë pushkët që kërkuan serbët, për të shmangur luftën. Burrat e asaj kohe, i lanë të gjitha veç bashkë me jetët. Fshati u dogj! Jo një herë por tre herë.

Ilnisa Agolli në udhën e radhës ka në fokus perlën e Veriut dhe ngjalljen e së shkuarës duke na rrëfyer gjithçka. Jemi mësuar të gjithë të bëjmë vetëm turizëm në këtë vend magjik dhe fare të njihemi me historinë e fshatit. Një fshat që njohim pak dhe banorët thuajse aspak. Por çfarë ndodhi në të vërtet? Çfarë tregojnë banorët? Sa shtëpi bëhenkëtu? Një nga peisazhet më të bukura të Shqipërisë Veriore, aq sa njeriu kur sheh vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna , këto madhështi Kreshtëbardha, besoni që harrohet dhe harron.

Është një arsye e madhe Shqipëria. Për ta kuptuar. Për ta dashur. Një vend që Zoti e ka bërë me aq shije, sado vështirësive që kemi.  Shqipëria është një kartolinë. Kjo kartolinë vjen sot nga Alpet të cilat mesa duket bashkë me fshatin e Tropojës, e kanë të shenjtë historinë. Duke ruajtur dhe trashëguar brezash zakonet dhe traditat, të cilat këtu janë të shenjta.

Shiheni videon e plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA