Francezi që flet rrjedhshëm shqip, studion gjuhën shqipe në Francë dhe do të jetojë në Shqipëri

29/03/2021 16:08

Arnaud Boutin është 18 vjeç dhe ka dëshirë të mësojë sa më shumë për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, 18-vjeçari tregon se aktualisht po studion gjuhën shqipe dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Paris. Sipas tij, këtë vit në degën e gjuhës shqipe janë regjistruar 20 francezë.

Kam zbuluar Shqipërinë disa vite më parë. Kisha miqësi me një vajzë që quhej Albana. Në fillim ishte një interesim për peisazhet e bukura. Pastaj, doja të mësoja më shumë.”, thotë Arnaud.

Ai ka qenë një herë në ditë dhe synon të vijë sërish, për të parë më shumë nga natyra shqiptare. “Më ka pëlqyer shumë Shqipëria. Kam qenë në Tiranë, në Krujë, kam vizituar kalanë e Krujës. Qëllimi është që të vij përsëri në Shqipëri. Kam qenë vetëm për dy ditë. Kam dëshirë të shoh ishullin e Sazanit dhe Korçën, më tërheqin”.

Arnaud thotë se me vajzën shqiptare kishte vetëm miqësi dhe deri një tani nuk ka bindur ndonjë shok tjetër, që ta ndjekë në udhëtimet e tij për në vendin tonë. “Eja në Shqipëri dhe do të të prezantoj me vajza e djem shqiptarë”, i thotë me humor, moderatori Flori Gjini.

Pyetjes, nëse e ka menduar të jetojë në Shqipëri, ai i përgjigjet, “pse jo, do të më pëlqente”. Po ashtu, shton, se Shqipëria duhet të njihet më shumë nga francezët.

Francezi lexon letërsi shqipe dhe veçon Ismail Kadarenë dhe Rexhep Qosen.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA